Politike

Rama: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, kompania arabe ka sjellë projektin…fanti spathi thotë ‘Shqipëria fit

2 Prill 2021, 17:22 Nga DOSJA
Rama: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, kompania arabe

BERAT– Kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë nga Berati, teksa tha se për pak ditë do të nisë puna për Portin e Durrësit.

Përpara skuadrës së 25 prillit, Rama tha se ai ka në dorë projekte që tashmë kanë nisur dhe nuk mund të ndërpriten për kryedemokratin Lulzim Basha. Këtë të fundit, Rama e quajti ‘fanti-spathi’ teksa tha se vjen dhe thotë ‘Shqipëria fiton’ por vendi ynë me të, sipas kryeministri, do fitojë një gërhitje.

“Këto që them unë janë procese që kanë nisur. Ashtu si porti i madh i Durrësit. Kompania arabe ka sjellë projektin e para dhe për çështje ditësh do të shikoni që ka nisur puna. Unë do ta bëj Shqipërinë kampione turizmi. Por të gjitha këto plane, i gjithë plani për të mbyllur rindërtimin e të mos ngelë më njeri pa shtëpi deri në pranverën e ardhshme, vjen ky fanti spathi dhe thotë ‘Shqipëria fiton’. Çfarë fiton Shqipëria? Shqipëria fiton vetëm një gërhitje,”- tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama në Berat: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, Shqipërinë do ta bëj kampione të turizmit, koalicioni me LSI-në solli kosto të mëdha,. Opozita ka ikur për lesh kolektivisht

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll