Politike

Rama: Meta është hata më vete, është çmendur. Basha fle rrugëve, të paktën s’e ngacmon Monika

2 Prill 2021, 17:12 Nga DOSJA
Rama: Meta është hata më vete, është çmendur.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është justifikuar sërish me mos përfundimin e projekteve me ardhjen e pandemisë dhe rënien e tërmetit. I pranishëm në Berat, Rama tha se ai kishte bërë shumë plane, por që pandemia dhe tërmeti u ka bllokuar gjithçka.

“Ti mund të bësh plane, por jeta është ajo që ndodh është kur ti zbaton planet por të vjen një e papritur. Të vjen një tërmet dhe pandemi dhe bllokon gjithçka. Ja sot isha tek një shkollë që ishte në plan për tu ndërtuar, por e kaluam tek shkollat e prishura nga tërmeti. Sot më çuan një video ku Basha flinte gjumë në rrugë. Flinte gjumë ore, ishte në hyrje të Tiranës. Flihet në drekë se s’ke çfarë bën. Kontrollon gjumin tim thotë, jo more. Ti fle rrugëve. Unë të paktën kur fle jam i qetë se nuk e ngacmon Monika. E zuri gjumi Lulin, s’ka problem. U çmend Ilir Meta? S’ka problem se po lëviz hëna. Berati e shqetëson shumë. Shqipëria fiton gërhitje që t’i dëgjojë zhurma me vite me Bashën. Do fitoj shtatë mandate nga gjashtë që janë gjithsej këtu…s’ka problem…,”– tha Rama ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Rama në Berat: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, Shqipërinë do ta bëj kampione të turizmit, koalicioni me LSI-në solli kosto të mëdha,. Opozita ka ikur për lesh kolektivisht

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2021, 15:55

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...