Politike

Rritje pagash e pensionesh, Rama për programin e PD-së: Njerëzit e hanë sapunin për djathë, ata që dalin të përqafojnë

2 Prill 2021, 17:01 Nga DOSJA
Rritje pagash e pensionesh, Rama për programin e PD-së: Njerëzit

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e Partisë Demokratike. I pranishëm në Berat, Rama tha se Basha premton rritjen e djathit pa rritur prodhimin e qumështit dhe u jep sapunin për djathë qytetarëvr.

Por, sipas kryeministrit, ata që në mes të periudhës së pandemisë, dalin të takojnë Lulzim Bashësn, nuk e kanë problem të hanë sapunin për djathtë.

Programi i tyre është tu bëjnë qefin edhe atyre që janë në punë se ja po u rrisim rrogat, edhe atyre që janë në pension, u thonë që do u rrisin pensionet. Por si mund të rritet prodhimi i djathit, pa u rritur ai i qumështit? Me sapun…dhe njerëzit që shkojnë të përqafojnë Covid-19, e hanë edhe sapunin për djathë, nuk e kanë problem. Unë di që me parashutë mund të zbresësh e jo si këta…këta ofrojnë nga ato parashutat që hidhesh e thyhen hundët kur bien poshtë. Sot më sollën një video ku këndonin, këta nuk këndojnë, këta kanë një thirrje me dy rrokje. Një arsye pse na duhet një mandat i tretë në fakt nuk është për mua. Por është që Shqipëria të fitojë pozicionin dhe të mos kthehet më përmbys. Merreni që nga drejtësia, ka filluar të çelë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama në Berat: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, Shqipërinë do ta bëj kampione të turizmit, koalicioni me LSI-në solli kosto të mëdha,. Opozita ka ikur për lesh kolektivisht

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2021, 15:55

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...