Politike

Rama flet për koalicionin me LSI-në: Nasipi është pjesë e një borxhi se na ka marrë shumë vota, kjo është vetëm gjysm

2 Prill 2021, 16:47 Nga DOSJA
Rama flet për koalicionin me LSI-në: Nasipi është pjesë

BERAT– Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar koalicionin e bërë dikur me Lëvizjen Socialiste për Integrim si diçka që solli kosti dhe përçarje mes atyre që u rreh zemra majtas.

I pranishëm në Berat, ku foli dhe Nasip naço, që tashmë ka kaluar me Partinë Socialiste, Rama tha se socialistët kanë paguar kosto në fakt. Ai pranoi se ka bërë gabime, por shtoi se më kryesorja është që gabimet të mos jenë më të mëdha se gjërat e bukura dhe ato që sjellin zhvillim. 

“Kjo kala ka qenë mbuluar me ferra, mytur me plehrat. Njësoj si kësaj mund t’i ndodhë çdo pike të këtij vendi kur nuk drejton partia Socialiste. Është një histori e mjaftueshme për të kuptuar dallimin e madh mes nesh dhe atyre. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, nuk jemi pa të meta. Pa diskutim sepse kemi pasur barrën të drejtojmë të bëjmë shumë punë, kemi bërë edhe gabime, gabime që i dimë, për të cilat kemi kërkuar edhe ndjesë publike. Por me siguri kemi bërë edhe gabime të cilat nuk i dimë. Shumica e njerëzve që janë këtu është se ju rreh zemra majtas, por që kanë paguar kosto. E rëndëisishme është të mos përsërisim gabime. E rëndësishme është që gjerat e mira dhe gjerat e bukura të jenë shumë më të mëdha se gabimet.

 Nasipi tha që kishte ardhur këtu sepse na kanë marrë shumë vota. Në fakt kjo është gjysma e të vërtetës. Gjysma tjetër është se pjesë e këtij borxhi jemi dhe ne. Në fund të ditës për atë ndarje, pjesë e këtij populli janë edhe ata që paguajnë kosto. Ne kemi bërë shumë gjëra të mira, por ku u bë bilanci më shumë kemi krijuar kosto nga ajo ndarje dhe nga ajo luftë e brendshme. Dhe pra solla shembullin këtu duke iu referuar Nasipit, duke thënë se për mua ky moment është i rëndësishëm, jo për faktin e një palë zgjedhjeve, por për unifikimin e këtij populli që e ka zemrën majtas,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama në Berat: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, Shqipërinë do ta bëj kampione të turizmit, koalicioni me LSI-në solli kosto të mëdha,. Opozita ka ikur për lesh kolektivisht

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2021, 15:55

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...