Basha kërkon përballje me Ramën: Mos i ik debatit si burracak, trego se çfarë ke bërë këto 8 vite
2 Prill 2021, 17:10Nga DOSJA
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar ditën e sotme kryeministrit Edi Rama përballje politike. Gjatë fushatës elektorale në Kukës, Basha i ka kërkuar Ramës që të mos i ik debatit si burracak, por të tregojë se çfarë ka bërë gjatë 8 viteve qeverisje. Basha ka thënë se nuk i fshihet asnjëherë debatit politik me kundërshtarin.
“Mos i ik debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri. Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, tha Basha.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion” u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse do të përballej me kundërshtarin e tij në një debat publik. Rama nuk e pranoi një gjë të tillë, duke shtuar se sipas tij, Basha nuk është vërtetë kreu i Opozitës.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë do ta bëjë kampione të turizmit. I pranishëm në Berat, Rama ironizoi premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe ...
BERAT– Kryeministri Edi Rama e krahasoi sërish kryedemokratin Lulzim Basha me Gjinon tek filmi shqiptar, dhe tha se ai duhet deri në momentin që bëhet das...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin e Partisë Demokratike. I pranishëm në Berat, Rama tha se Basha premton rritjen e djathit pa rritur pro...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Kukësit, ku ka folur me të rinjtë e zonës. Të rinjtë dhe studentë në K...
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se kryedemorkati Lulzim Basha nuk e meriton të vijë në pushtet me këtë nivel paturpshmërie dhe papërgjegjshmërie. I pranishëm n...
BERAT– Kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë nga qyteti i Beratit me justifikimin se pandemia dhe tërmeti i ka lënë të gjitha projektet në mes. Teksa pr...
Politike 2 Prill 2021, 15:55
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka filluar fushatën elektorale me ish- të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Në nje tak...