Politike

Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të Ballkanit, për çfarë i do shkencëtarët Basha? Ata nuk bëjnë vaksina

2 Prill 2021, 17:06 Nga DOSJA
Rama: Do ta bëj Shqipërinë kampione të Ballkanit, për

BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se Shqipërinë do ta bëjë kampione të turizmit. I pranishëm në Berat, Rama ironizoi premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha dhe tha se ai nuk ka asnjë plan por thotë që do sjellë shkencëtarë në Shqipëri në një kohë që nuk duhen. 

“Do marr katër shkencëtarë të huaj thotë ai. Shkencëtarët vërtet shpikin vaksinën, por nuk e bëjnë atë. Për çfarë na duhet? Ky s’ka asnjë plan. Unë do ta bëj Shqipërinë kampione të Ballkanit. Beratin e ka bekuar Zoti. Është një vend që s’ka më mirë për agroturizmin. Nuk kuptohet nga televizori nga klubet e natës të atyre muhabeteve pa lidhje. Shyqyr që Blendi Fevziu doli nga studioja dhe njohu Shqipërinë e më shkruante mua ‘ore e ke parë Beratin, e ke parë këtë e atë’. Jo i thoja unë do kaloj. Para shtatë vitesh nuk kaloje dot, ishte rruga tmerr. Pse ta ndërpresim ne këtë, për të ngrënë më shumë djathë e të pimë më pak qumësht?“- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama në Berat: Për pak ditë nis puna tek porti i Durrësit, Shqipërinë do ta bëj kampione të turizmit, koalicioni me LSI-në solli kosto të mëdha,. Opozita ka ikur për lesh kolektivisht

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2021, 15:55

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...