Rama: Basha është i katërti në bronx, ata kanë ikur për lesh kolektivisht, unë kam frikë për jetën e njerëzve
2 Prill 2021, 16:53Nga DOSJA
BERAT– Kryeministri Edi Rama tha se kryedemorkati Lulzim Basha nuk e meriton të vijë në pushtet me këtë nivel paturpshmërie dhe papërgjegjshmërie. I pranishëm në Berat, Rama tha se Basha del e flet për rënie konsumi, por që sipas tij, fajin nuk e ka pasur qeveria, por pandemia dhe tërmeti.
“Fliste tjetri mbrëmë…atje në emision dhe thoshte…’ka rënë konsumi vjet’. Një rënie të konsumit vjet për shkak të qeverisë dhe bashkive apo për shkak të një goditje që mori gjithë bota dhe mbylljen e shumë aktivitete ekonomike? Ne sot kemi një bashkim forcash reaksionare, forca regresive që pretendojnë që të sjellin ndryshimin dhe sillen sikur këtu të jemi në një situatë normale. Del i pari i tyre, në fakt është i katërti sepse i pari është Saliu, pastaj Meta e Kryemadhi…i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie?
Me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha partitë dhe qëllimet e tjera… Ç’na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz. Edi Rama ka frikë përpara uraganit, thonë. Cilit uragan? Atë të shkuarjes për lesh kolektivisht. Unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare. Rama ik, Rama ik po pse? Sepse nuk të mundin dot ata? Prandaj të iki?”– tha Rama.
BERAT– Kryeministri Edi Rama kërkoi mandatin e tretë nga qyteti i Beratit me justifikimin se pandemia dhe tërmeti i ka lënë të gjitha projektet në mes. Teksa pr...
Politike 2 Prill 2021, 15:55
FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e L...
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, ka filluar fushatën elektorale me ish- të përndjekurit dhe të persekutuarit politikë. Në nje tak...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ka takuar sot disa mësues në qytetin e Beratit. Bashkë me ministrin Blendi Klosi dhe kandidatin për deputet Nasip Naçon, Ram...
VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk duhet të ishte më në zyrën e tij, por njezët ditë pasi mori mesazh...
KUKËS– Gjatë vizitës së tij në Kukës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar një familje kuksiane ku ka konsumuar edhe drekën me ushqi...
TIRANË– Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller ka shpërndarë në Twitter videomesazhin e liderit të opozitës, Lulzim Basha lidhur...
BERAT– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Berat, aty ku inspektoi punimet në qytet si dhe u takua me qytetarët. Në një moment, Rama shikon...