Politike

2 Prill 2021, 15:55 Nga DOSJA

FIER– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me gratë e Fierit. Me karafila të kuq në duar, e tollumbacë me logon e LSI-së, Kryemadhi tha se nëse ke bindur gratë dhe vajzat, betejën e ke të fituar.

“Asnjëri nuk e kupton, por ne që merremi prej vitesh me politikë, e dimë shumë mirë që po nxore gruan nga shtëpia, po binde nënën, po binde bashkëshorten, po binde vajzën, po binde nusen, që të dalë nga shtëpia për të kërkuar të drejtat e saj, ta dini që ajo sfidë është e mbaruar. Është e mbaruar dhe e realizuar, sepse vetëm një grua di si i realizon qëllimet e saj, vetëm një grua di si të mos tërhiqet nga objektivat e saj për të mbrojtur fëmijët, për të mbrojtur familjen, për të mbrojtur shtëpinë.  Nuk thonë kot “kush ka vajza botën ka”. Jam e bindur që 25 prilli jo vetëm do t’i kthejë në Fier, jo vetëm për të votuar dhe ndëshkuar çdo padrejtësi që u është bërë fierakëve, çdo padrejtësi që u është bërë familjeve fierake dhe familjeve shqiptare, për të ndëshkuar me votë çdo padrejtësi që u bëhet bizneseve fierake, shkollave dhe sistemit arsimor në Fier e kudo.,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.


Referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama për punonjësit nga Bangladeshi, Kryemadhi tha se do të ishte më mirë që kryeministri të bënte pagën minimale 400 mijë lekë e jo të merrte njerëz nga jashtë.

“Të gjithë dëgjuat batutat qesharake të kryeministrit që bënte në Shkodër për punëtorët që do të vijnë nga Bangladeshi dhe të gjithë gazetarët dhe rrjetet sociale u morën me meme, sesi mund të ndodhte po të vinin punëtorët nga Bangladeshi, por asnjëri nga ne nuk foli sesi ata që kanë fasonët e dinë shumë mirë dhe e kanë të pamundur për të paguar rrogën e një punëtori në fason me 400 mijë lekë. Por përkundrazi, mezi e realizojnë që t’u japin pagën punëtorëve. Sepse me rëniën e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor, të ligjeve absurde të Edi Ramës, për shkak të çdo abuzimi dhe shkatërrimi të ekonomisë shqiptare,”- tha ajo më tej.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kryemadhi ne fier monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021 kryemadhi ne fier monika kryemadhi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll