Politike

“Jam me PD-në”/ Rama zbulon mesazhin e subjektit që e refuzoi, kërkon raki për të bërë gëzuar në Berat: O Nasip, ku

2 Prill 2021, 15:17 Nga DOSJA
“Jam me PD-në”/ Rama zbulon mesazhin e subjektit që e

BERAT– Kryeministri Edi Rama ka takuar sot disa mësues në qytetin e Beratit. Bashkë me ministrin Blendi Klosi dhe kandidatin për deputet Nasip Naçon, Rama tha se mandati i tret u duhet për të çuar reformat e lëna në gjysmë.

Kryeministri nuk la pa përmendur as Opozitën në këtë drekë me ushqime tradicionale, ku nuk mungonin ullinjtë, salltrat, djathrat e lakrat. Rama tha se ka marrë një mesazh nga një subjekt që e ka mbështetur, por që e ka refuzuar dhe i kishte thënë se këtë herë do të mbështesë Partinë Demokratike dhe ishte angazhuar në fushatë.


Gjithsesi Rama tha se e kishin lënë të takoheshin pas fushate, por teksa hapi sytë në tavolinë, shtoi se nuk bënte dot gëzuar pasi u mungonte rakia skraparlinjve.

“Është e domosdoshme që ne të kemi mandatin e tretë për të thelluar reformat që gjithë sistemi ynë të funksionojë. Sot mora një mesazh nga një subjekt që ne e kemi mbështetur dhe tha ‘të pres me shumë qejf, por jam angazhuar me fushatën me PD’. I thashë suksese në fushatë, takohemi pas 25 prillit, pavarësisht se do humbësh, je njeri që meriton mbështetje. Gëzuar s’po bëj dot këtu se këtyre skraparllinjve u ka humbur themelin e traditë, ku e kemi rakinë o Nasip. Nasip ore, na jepni sa për të bërë gëzuar. Do na dalë Saliu dhe të thotë Garda mban raki me vete. Do pijmë me ujë Nasip. Ja eb ëjmë me ujë,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nasip naço rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama nasip naço rama ne berat zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll