Politike

Vaksinimi masiv, Rama: Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet

2 Prill 2021, 15:26 Nga DOSJA
Vaksinimi masiv, Rama: Mbi 100 mijë gjyshe dhe gjyshër të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar një video pesë ditë pas nisjes së vaksinimit masiv në vend. Krah pamjeve të publikuara nga sheshi “Skënderbej”, Rama falenderon të moshuarit dhe shkruan se deri më tani ka mbi 100 mijë të vaksinuar prej  tyre.

“Nderi është i gjithi i yni *Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet,”- shkruan Rama krah videos ku të moshuarit dëgjohet që e falenderojnë atë. 

Sot Manastirliu dhe Rama deklaruan se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i efektivëve të policisë. Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll