Politike

Krisje mes Ramës dhe Veliajt? Kryeministri i tha të zhdukej nga zyra, Dritan Leli nuk ‘zmbrapset’, pret shefen e promovimi

2 Prill 2021, 13:38 Nga DOSJA
Krisje mes Ramës dhe Veliajt? Kryeministri i tha të zhdukej nga zyra,

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, me urdhër të kryeministrit Edi Rama nuk duhet të ishte më në zyrën e tij, por njezët ditë pasi mori mesazhin e prerë dhe kërcënues vijon punën e tij sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Por, përveç kryeministrit Rama, në radhët e socialistëve ka ende persona që duan rreth tyre Lelin.

Dhe një prej tyre, siç duket është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sot, në zyrën e Qytetarit të Parë të Vlorës ka shkuar, Julinda Dhame, drejtoresha e Përgjithshme të Promovimit në Bashkinë Tiranë, dhe siç duket kanë plane në vijimësi.

Ka qenë vetë Leli ai që ka postuar një foto nga zyra e tij në Vlorë, ku shihet edhe Dhame. Krahas fotos, kryebashkiaku i Vlorës shkruan se po bëjnë plane për aventurierët që do të shijojnë adrenalinën e sportit, do të njohin e shijojnë edhe bukuritë natyrore të zonave kodrinore që kalojnë pranë detit.

Po bëjmë plane që tani, bashkë me Julinda Dhamen, për ditët e bukura që na presin me aventurierët e Rally Albania. 300 pilotë profesionistë, shqiptarë e të huaj, do të garojnë në terrenet më të bukura shqiptare. Në dy nga ditët e programit, 5-7 qershor, pjesëmarrësit do të kalojnë nga shtigjet e vështira “off road” të Vlorës dhe ishullit të Sazanit, ku bashkë me adrenalinën e sportit, të huajt do të njohin e shijojnë edhe bukuritë natyrore të zonave kodrinore që kalojnë pranë detit. Bashkë me kënaqësitë e sportit, le ta prezantojmë Vlorën dhe potencialet e saj në të gjitha format!”– shkruan Leli.

Por, ç’po ndodh mes socialistëve? A ka ndonjë krisje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke qenë se ky i fundit është vendosur në radhën e Lelit pas presionit, apo Dhame e ka bërë rrugën pa ‘lejen e shefit’?

Pakënaqësia e Ramës me Lelin u vërejt që ditën kur kryeministri pohoi se kryebashkiaku nuk kishte pranuar që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë. Rama tha se “me ose pa të, PS do të fitojë në Vlorë”. Pas këtij momenti, Edi Rama i kërkoi Asamblesë shkarkimin e Lelit, të cilin e ka kritikuar disa herë në publik si një njeri që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si socialist dhe se nuk ka qenë pranë qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dritan leli edi rama erion veliaj julinda dhame dritan leli edi rama erion veliaj julinda dhame

Sondazh

Poll