Aktualitet

Nis vaksinimi i gazetarëve, Bino injekton spikeren LIVE, reporterët e terrenit flasin nga sheshi “Skënderbej”: S’na int

2 Prill 2021, 15:00 Nga DOSJA
Nis vaksinimi i gazetarëve, Bino injekton spikeren LIVE, reporterët e

SHQIPËRI– Ka nisur vaksinimi i gazetarëve. Nga qyteti i Beratit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se sot, do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i policëve. Vetë Manastirliu tha se fillimisht do të vaksinohet gazetarët e terrenit dhe më pas të tjerët.

Ndërsa nesër, siç tha dhe ministrja Manastirliu, nis vaksinimi e punonjësve të policisë. Kryeministri Edi Rama tha se askush nuk duhet të bjerë pre e hienave dhe kukuvajkave. Ai tha se vaksina e ardhur nga Turqia është e suksesshme dhe do na nxjerrë nga tuneli i pandemisë.

Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, bashkë me një vaksinatore, u paraqit në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top-Channel për të injektuar LIVE gazetaren Popa. Bino shfrytëzoi edicionin e lajmeve për të bërë një promocion për vaksinën kineze dhe për të treguar se është mjaft efektive.

Për kamerën e FaxNews, vetë gazetarët që u paraqitën për të marrë dozën e parë në sheshin “Skënderbej”, thanë se nuk e konsiderojnë diskriminim faktin që ata po injektohen me vaksinën kineze, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka marrë Pfizer. Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac. Ajo që është vënë re në sheshin “Skënderbej”, ku janë ngritur dhe çadrat, është fakti se të moshuarit janë rralluar dhe karriget kanë mbetura të boshatisura. Por, pavarësisht raportimeve të njëpasnjëshme, Ministria e Shëndetësisë, insiston se gjithçka shkon mirë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll