Aktualitet

49 kg kokainë në konteinerin me banane, lihet në burg Selim Çekaj, 72-vjeçari: Nuk kisha asnjë dijeni për drogën. Avokat

2 Prill 2021, 13:26 Nga DOSJA
49 kg kokainë në konteinerin me banane, lihet në burg Selim

DURRËS– Selim Çekaj, 72-vjeçari në konteinerin e të cilit u gjetën 49 kilogramë kokainë një ditë më parë është lënë në ‘burg pa afat’. Masa u mor në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit. Dosja.al ka mësuar se vetë Çekaj, nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar përpara trupit gjykues, kryesuar nga gjyqtari i çështjes Rexhep Bekteshi, se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës së gjetur.

Pavarësisht kësaj deklarate, togat e zeza vendsoën ta lënë në burg, 72-vjeçarin, i cili është edhe babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg për gjetjen e 613 kilogramëve kokainë në një konteiner me banane.

Ndërsa avokati i tij, Neshat Fana, e ka konsideruar të padrejtë lënien në burg pa afat të klientit të tij, Selim Çekaj. Në një prononcim për kamerat, pas dhënies së masës së sigurisë Fana tha se 72-vjeçari është i sëmurë.

Fana shtoi se askush nuk ka asnjë provë që Çekaj është porositësi i drogës dhe thekson se kointeneri ka dy muaj që kalon nga një port në tjetrin, duke hedhur alibinë se dikush mund ta ketë hapur për të futur drogën.

Çekaj u arrestua një ditë më parë në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet selim cekaj selim cekaj arrestohet selim cekaj selim cekaj

Sondazh

Poll