Aktualitet

Do të donit Pfizer si Rama? Nis vaksinimi i gazetarëve në sheshin “Skënderbej”, reagimet pas injektimit: S’ka rëndës

2 Prill 2021, 14:16 Nga DOSJA
Do të donit Pfizer si Rama? Nis vaksinimi i gazetarëve në sheshin

TIRANË– Mesditën e sotme ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Coronavac.

Vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në sheshin “Skënderbej”, për të monitoruar edhe procesin e vaksinimit. Për kamerën e FaxNews, vetë gazetarët thanë se nuk e konsiderojnë diskriminim faktin që ata po injektohen me vaksinën kineze, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka marrë Pfizer.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Me kë vaksinë u vaksinuat?

Përgjigje: Kinezen, coronavac…

Gazetarja: Kryeministri është vaksinuar me Pfizer. Si e gjykoni këtë?

Përgjigje: Unë ndihem shumë mirë. Mora vaksinën kineze. Nu e kisha kaluar. Kinezen përderisa po e bëjnë të gjithë po e bëj dhe unë.

Përgjigje: Me vaksinën kineze. S’ka problem fare. Kineze apo çfarëdo. Duhet të mundësojë atë që më mundësuan kaq shpejt të vaksinohem.

Përgjigje: Procesi shkoi normal. Kam marrë Coronavac. E mira është vaksinohesh.

Sot Manastirliu dhe Rama deklaruan se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i efektivëve të policisë. Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll