Aktualitet

Gjykata e la në burg pa afat, avokati i Selim Çekajt: Marrëzi! Si mund të lihet në qeli një plak e mësues i nderuar, nuk

2 Prill 2021, 14:24 Nga DOSJA
Gjykata e la në burg pa afat, avokati i Selim Çekajt: Marrëzi!

TIRANË– Avokati i Selim Çekajt, Neshat Fana, e ka konsideruar të padrejtë lënien në burg pa afat të klientit të tij, Selim Çekaj. Në një prononcim për kamerat, pas dhënies së masës së sigurisë për babain e Arbër Çekajt, në kontenierin e firmës së të cilit u gjetën 49 kilogramë kokainë, Fana tha se 72-vjeçari është i sëmurë.

Fana shtoi se askush nuk ka asnjë provë që Çekaj është porositësi i drogës dhe thekson se konteineri ka dy muaj që kalon nga një port në tjetrin, duke hedhur alibinë se dikush mund ta ketë hapur për të futur drogën.

“Ka një kontratë e cila shkruan në nenin 7 që përgjegjësinë për konteinerin nga Ekuadori deri në futjen enë magazinë, e mbanë shitësi. Po ashtu thuhet se blerësi ka të drejtë të kontrollojë konteinerin kur futet në magazinë dhe vetëm atëherë ka të drejtë ta hapi dhe të shohë mallin dhe asnjë përgjegjës tjetër. Nuk ka asnjë provë që ky njeri të jetë marrë me atë porosi. Plak njeri i nderuar, mësues, nuk di as anglisht as spanjisht, nuk di as kompjuterin. Si u lidh ai me ata? Me cilët kontaktoi? Ai konteiner ka dy muaj që vjen vërdallë port më port. U kontrollua në magazinë, ndërkohë që në port u deshën pajisje të sofistikuara për të hapur atë gjë, ndërsa ku u kontrollua në magazinë, nuk u gjet asnjë vegël se si ai do e hapte atë. Është një marrëzi. Nuk kanë as humanizëm, se lere drejtësi që nuk ka fare. Ky është aktivitet kriminal që luhet diku tjetër dhe është piketuar një ndërmarrje e pambrojtur për t’i hapur rrugë ndonjë sasie tjetër. Nuk ka asnjë provë, zero,”- tha ai.

Gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Selim Çekajn. Çekaj u arrestua një ditë më parë në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arrestohet selim cekaj neshat fana selim cekaj arber cekaj arrestohet selim cekaj neshat fana selim cekaj

Sondazh

Poll