Aktualitet

I vetmi që mbahet në burg për vrasjen e efektivit Xhulio Prela, Gjykata refuzon lirimin nga burgu të Nikoll Shernikut

2 Prill 2021, 12:44 Nga DOSJA
I vetmi që mbahet në burg për vrasjen e efektivit Xhulio Prela,

LEZHË– Nikoll Sherniku do të vijojë të qendrojë në burg. Gjykata e Lezhës ka vendosur që të refuzojë kërkesën për lirim të 26-vjeçarit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e efektivit të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela.

Kërkesa e paraqitur nga pala mbrojtëse është hedhur poshtë nga togat e zeza, pasi hasi kundërshtinë e prokurorit të çështjes.

Sherniku është personi i vetëm që ndodhet në burg për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur dhjetor të vitit të shkuar, në zonën e Lezhës. Ndërkohë që i arrestuari Sherniku ka deklaruar se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, duke paraqitur si alibi se ditën e vrasjes kishte fjetur tek banesa e vjehrrit. 

Xhulio Prela, mesnatën e ndodhjes së krimit ndodhej në Shkodër pasi kishte çuar në banesë një mikun e tij që vinte nga Britania e Madhe, por në rrugën e kthimit është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda mjetit të tij. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nikoll sherniku vrasja e xhulio preles nikoll sherniku vrasja e xhulio preles

Sondazh

Poll