Aktualitet

U la në burg pa afat, Selim Çekaj para togave të zeza: Nuk dija asgjë për kokainën

2 Prill 2021, 14:39 Nga DOSJA
U la në burg pa afat, Selim Çekaj para togave të zeza: Nuk dija

DURRËS– Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt që sot u la në burg pa afat një ditë pasi iu gjetën 49 kilogramë kokainë në konteinerin me banana ka mohuar të gjitha akuzat. Dosja.al ka mësuar se para trupit gjykues, 72-vjeçari u shpreh se nuk kishte dijeni për sasinë e drogës që iu gjet në konteiner.

“Nuk kisha asnjë dijeni,”- mësohet të ketë thënë ai.

Gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Selim Çekajn. Çekaj u arrestua një ditë më parë në Portin e Durrësit pasi në konteinerin e firmës së tij u kapën 49 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori bashkë me ngarkesën me banane.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj

Sondazh

Poll