Aktualitet

ME VIDEO/ E bëri ‘sefte’, gazetarja Genta Popa merr LIVE dozën e parë të vaksinës, Silva Bino futet në mes të edicion

2 Prill 2021, 13:53 Nga DOSJA
ME VIDEO/ E bëri ‘sefte’, gazetarja Genta Popa merr LIVE

TIRANË– Vaksinimin e gazetarëve, e ka bërë ‘sefte’ gazetarja e Top-Channel, Genta Popa. Vetë shefja e departamentit të epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, bashkë me një vaksinatore, u paraqit në edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top-Channel për të injektuar LIVE gazetaren Popa.

Vetë Bino shfrytëzoi edicionin e lajmeve për të bërë një promocion. Ndërsa Popa, kujtoi edhe humbjen e Kujtim Prodanit nga Covid-19, familjarin e saj.

Pjesë nga biseda:

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta…

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm….ju falenderoj

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.

Sot Manastirliu dhe Rama deklaruan se do të nisë vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe i efektivëve të policisë. Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 5 ditësh, dhe deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë vaksinuar afro 155 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet genta popa nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino genta popa nis vaksinimi masiv ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll