Aktualitet

Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve, shtyhet seanca në GJKKO për Adriatik Llallën

2 Prill 2021, 08:47 Nga DOSJA
Të pranishëm përfaqësues të SHBA-ve, shtyhet seanca

TIRANË – Është shtyrë sërish gjyqi për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, për shkak të mungesës së avokatëve.

Në seancën e sotme kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.

Pse akuzohet Adriatik Llalla, dikur njeriu më i rëndësishëm i sistemit të drejtësisë?

Hetimet për Adriatik Llallën kanë nisur disa muaj më parë, dhe bëhet me dije se bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani, e cila është përdorur për shkollimin e vajzës së ish-kryeprokurorit. Vetë Llalla ka deklaruar se këto para i kishte marrë borxh nga një mik i tij. Ndërkohë pritet vendimi që do të merret nga GJKKO.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku. Llalla i shpëtoi procesit të Vettingut, pasi paraqiti dorëheqjen nga sistemi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Po kështu, Adriatik Llalla është një prej tre ish-zyrtarëve të lartë shqiptarë, për të cilin sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, më 14 shkurt të 2018,  komunikoi vendimin se ai nuk do të shkelë kurrë në tokën amerikane. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është pajtuar me këtë vendim të SHBA-së.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lalla shqtyhet gjyqi i adriatik lllalles adriatik lalla shqtyhet gjyqi i adriatik lllalles

Sondazh

Poll