Aktualitet

MEGAOPERACIONI në Tiranë! Detajet e reja pas gjetjes së arsenalit të armëve, policia kryen verifikime mos janë përdorur n

2 Prill 2021, 07:53 Nga DOSJA
MEGAOPERACIONI në Tiranë! Detajet e reja pas gjetjes së arsenalit

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme në lidhje me Operacioni ‘Kompleks’ që u zhvillua ditën e djeshme.

Policia e shtetit po bën verifikime nëse armët janë përdorur për krime. Armët e sekuestruara janë të kalibrit të ndryshëm. Ndëkrkohë arsenali i armëve është dërguar në laboratorin e Policisë së Shtetit.

Ditën e djeshme u arrestuan 7 persona, dy prej të cilëve, Edmond dhe Enver Jamaku, janë të arrestuar më herët, për atentatin ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamzë, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt 2021. Tre të arrestuarit e tjerë janë: Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, Arben Sufa dhe Bujar Jaupi.  Policia e Shtetit njoftoi se të shpallur në kërkim janë: Sokol Gjura dhe Akil Kulla.

Policia e Shtetit nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me operacionin pasi siç bënë të ditur ditën e djeshme janë akoma duke hetuar.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni kompleks operacioni kompleks

Sondazh

Poll