Aktualitet

Arrestime në Bulqizë, Mat dhe Maqellarë! Policia arreston tre persona, shpall në kërkim dy të tjerë për armëmbajtje pa

2 Prill 2021, 08:11 Nga DOSJA
Arrestime në Bulqizë, Mat dhe Maqellarë! Policia arreston tre

DIBËR–Policia ka vënë në pranga tre persona si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet në Maqellarë, një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

NJOFTIMI:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që mbajnë armë zjarri dhe armë të ftohta pa leje. Në Bulqizë është vënë në pranga 1 shtetas, për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Në Mat është vënë në pranga 1 shtetas, për përndjekje, si dhe është kapur 1 person i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.


Goditet në Maqellarë, një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika) dhe dy makineta të lojërave të fatit.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë zjarri në banesë apo lëndë narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatet në varësi të saj, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Inspektoratin e Autoritetit Kombëtar të Lojërave të Fatit, në një lokal në Maqellarë, kanë gjetur e sekuestruar dy pajisje elektronike, me të cilat dyshohet se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. Gj., 54 vjeç, banues në Maqellarë, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara”.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, gjatë operacionit Policor të koduar “Gjoçaj”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim B. P., 35 vjeç, banues në Gjoçaj, Mat. Ky shtetas është shpallur në kërkim në vitin 2020, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Bulqizë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë vënë në pranga shtetasin K. T., 58 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit F. T. dhe A. T., banues në fshatin Zogje. Policia gjatë kontrollit në banesë të shtetasit K. T., gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe 4 armë të ftohta (thikë).

Dy vëllezërit F. T. dhe A. T., janë konfliktuar me dy shtetas të tjerë dhe kur ka shkuar punonjësi i Policisë së zonës për të sqaruar rrethanat e konfliktit, babi i dy vëllezërve ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. D, 26 vjeç, banues në fshatin Baz, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne diber arrestime ne diber

Sondazh

Poll