Aktualitet

Rindërtohet SKEMA 3D! Si ndodhi aksidenti në Greqi, 20000 volt tension u mori jetën 3 elektriçistëve, GABIMET dhe shpresat

2 Prill 2021, 06:58 Nga DOSJA
Rindërtohet SKEMA 3D! Si ndodhi aksidenti në Greqi, 20000 volt tension

GREQI– Nisin hetimet për vdekjen e trefishtë në Gymnos Evia të Greqisë, ku ndërruan jetë tre elektriçsitët e kompanisë “Aktor”, të cilët ranë në kontakt me rrymën elektrike. Sot media greke “Protothema“, ka publikuar një artikull lidhur me gjithë detajet e reja, ku bëhet me dije se në Polici janë thirrur për të dhënë shpjegime kontraktori i kompanisë, inxhinieri dhe mbikëqyrësi.

“Autoritetet janë të vendosur të zgjidhin misterin menjëherë duke iu përgjigjur familjeve të tre burrave fatkeqë. Edhe pse familjet ende nuk e besojnë të keqen që u ka rënë, duke lënë pas vetes fëmijë të mitur jetimë,”-shkruhet ndër të tjera në artikull. 

Po ashtu kanë paraqitur me anë të një skeme 3D, mënyrën sesi ka ndodhur aksidenti në punë që rezuloi fatal për elektriçsitët, përfshirë edhe shqiptarin. 

Presidenti i GENOP-DEI, George Adamidis, foli për neglizhencën duke përshkruar saktësisht se si ndodhi aksidenti fatal që kushtoi jetën e tre personave.

“Është e sigurt që kishte neglizhencë në momentin kur ata po punonin me kabllot elektrike. Kjo po hetohet nga një komision. Nga vlerësimi i parë na është bërë me dije se rryma është ndërprerë nga ora 8:00-10:18 të mëngjesit. Më pas punonjësit, vijuan punën, për arsye që ende nuk dihet,”-tha ai.

Por çfarë ndodhi dje në Greqi?

Tre punonjës të rrjetit elektrikë ndërruan jetë pasi u goditën nga një kabllo prej 20 mijë voltësh. Nga goditja ndërruan jetë në vend 45-vjeçari shqiptar Aleks Bruka, babai i tre fëmijëve të mitur, dhe dy kolegët e tij përkatësisht 43 dhe 55 vjeç. I vetmi që ka shpëtuar nga grupi është operatori i vinçit, i cili edhe pse u godit nga rryma e tensionit të lartë, është jashtë rrezikut për jetën në spital. 

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aleks bruka vdes shqiptari ne greqi aleks bruka vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll