Aktualitet

HISTORIA E PLOTË: Vrau bashkëkombasin në mes të Italisë! Dëshmia e rumunit ‘djeg’ shqiptarin, pasi i ekzekutoi burrin

2 Prill 2021, 07:37 Nga DOSJA
HISTORIA E PLOTË: Vrau bashkëkombasin në mes të

ITALI– Në orët e para të agimit të sotëm, 65 efektivë të Policisë së Astit, njësitë e qenve, helikopterë prangosën Gilmond Metaliun, i akuzuar për vrasjen e bashkëkombasit të tij më 24 tetor të vitit të shkuar. Pas prishjes së pazareve të drogës, Metaliu do të qëllonte me armë zjarri Adriatik Xhafën, duke e lënë të plagosur rëndë. Viktima iu nënshtrua disa operacioneve të ndryshme, por nuk i përballoi dot plagët, dhe ndërroi jetë më 14 nëntor në spitalin “Cardinal Massaia” në Asti.

Por si u zbardh vrasja? Si ra Policia në gjurmët e Metaliut? 

Sipas mediave italiane, natën e vrasjes, i vetmi që dëgjoi të shtënat ishte një shtetas rumun, që po pinte cigare në makinën e tij. Por sërish ai nuk ishte gjendje të siguronte ndonjë informacion të dobishëm për të drejtuar hetimet, përveç ngjyrës së makinës me të cilën udhëtonte autori. Por kaq mjaftoi! U zbulua që autori kishte përdorur për vrasjen mjetin e tij, tip “BMW X6”, por targa ishte e palexueshme nga kamerat e sigurisë nëpër rrugë. 

Paralelisht filloi “gërrmimi” në të shkuarën e viktimës. 39-vjeçari kishte qenë i dënuar për dhunë në familje dhe kishte të kaluar me precedentë në fushën e prostitucionit dhe rrëmbimit të personave. Pikërisht këtu bëhet pika e kthesës në hetime! Në afërsi të një stacioni benzine në Corso Alessandria, kamerat kapin një “BMW X6” të zezë, e ngjashme me atë të autorit, duke iu afruar një prostitute, e cila më pas rezultoi se ishte gruaja e viktimës. Pas largimit të autorit nga pika e karburantit, gruaja u mor në Polici dhe identifikoi drejtuesin e mjetit. Ishte Metaliu, një 41-vjeçar shqiptar banues në Asti, i martuar. Edhe 41-vjeçari kishte precedentë në krime kundër personit.

Me kalimin e kohës, duket se Metaliu kuptoi që Policia italiane kishte rënë në gjumët e tij, ndaj gjeti një shtëpi në pyll për t’u fshehur. Pasi u zhvendos në banesën e re, vizitohej çdo ditë nga gruaja, e cila i dërgonte ushqim dhe rroba. Me 1 nëntor, gjatë një telefonate Metaliu i kërkoi gruas që të mblidhte gjithçka kishte pasi do të ktheheshin për të jetuar në Shqipëri. Menjëherë Policia ndërhyri duke e prangosur teksa bënte gati valixhet, megjithatë nuk hasi në kundërshti nga shqiptari. 

SHKAKU I VRASJET

Nga hetimet u zbuluar se natën e vrasjen, Metaliu kishte pasur një grindje me gruan e viktimës për shkak të një kredie. Ai u kishte siguruar “mallin” por ende nuk kishte marrë paratë duke nisur edhe përplasje mes palëve. 41-vjeçari nuk duroi më, por mori armën dhe qëlloi mbi bashkëkombasin e tij, ndërsa më pas me presion i merrte paratë të vesë së tij. Tani që hetimet kanë mbaruar, pritet vetëm që Gjykata e Astit të marrë vendimin për dënimin e tij.

Marrë dhe përshtatur nga triestecafe.it

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik xhafa gilmond metaliu itali vrasja e adriatik xhafes adriatik xhafa gilmond metaliu itali vrasja e adriatik xhafes

Sondazh

Poll