Aktualitet

Shtyhet seanca! Arbër Çekaj reagon për arrestimin e babait të tij: Po masakrohet e gjithë familja ime

2 Prill 2021, 08:15 Nga DOSJA
Shtyhet seanca! Arbër Çekaj reagon për arrestimin e babait

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Arbër Çekajt, i cili ka apeluar dënimin me 14 vite burg nga GJKKO. Gjatë seancës së sotme, ai ka reaguar në lidhje me arrestimin e babait të tij. Ai tha se po bëhet një komplot në mënyrë që të përfshijnë familjen e tyre në trafik.

‘Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj.Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik.Babai im është 72 vjeç, profesor i nderuar. Po masakrohet gjithë familja ime“.-tha ai.

Çekaj është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbën Garden”.

Si u arrestua babai i Çekajt?

Babai i Arbër Çekaj u arrestua pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike me një kontenier që ishte nisur nga Ekuadori dhe nga porti “Mersin” në Turqi e që kishte mbërritur në Durrës. Me forsibël, autoritetet prenë anësoret metalike dhe zbuluan 31 pakot me kokainë të mbështjella me letër të zezë që ishin fshehur krah bananeve. Çekaj mohoi të kishte lidhje me drogën.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arber cekaj

Sondazh

Poll