Aktualitet

30 vite nga masakra e 2 prillit! Përkujtohen 4 martirët e demokracisë, zhvillohet ceremonia në Shkodër (REAGIMET)

2 Prill 2021, 07:24 Nga DOSJA
30 vite nga masakra e 2 prillit! Përkujtohen 4 martirët e

TIRANË– 30 vite më parë në 2 prill të vitit 1991 në Shkodër mbetën martirë të demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanku, të ekzekutuar nga regjimi monist i kohës. Sot pas 30- vitesh, kjo ngjarje mbetet një ndër më të rëndësishmet të asaj periudhe që solli rrëzimin e komunizmit. Ditën e sotme është zhvilluar në Shkodër një ceremoni në monumentin e 2 prillit. Të pranishëm ishin familjarë të 4 dëshmorëve si dhe presidenti i vendit Ilir Meta. Po ashtu, Jozefina Topalli ishte e pranishme. Pas largimit të saj, vëllai i Nazmi Kryeziut hoqi lulet që u vendosën nga politikania.

Presidenti Ilir Meta tha për gazetarët e pranishëm se bëri çmos që të ishte prezent ditën e sotme në Shkodër, ndërkohë Basha dhe Helidon Bushati kanë reaguar për këtë ditë me anë të postimeve në ‘Facebook’.

Çfarë ka ndodhur në 2 Prill 1991?

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 30 vite nga masakra e 2 prill 1991 30 vite nga masakra e 2 prill 1991

Sondazh

Poll