Sport

Kaos me rinovimet, Milan në luftë me kohën për të bindur tre titullarët

1 Prill 2021, 19:59 Nga DOSJA
Kaos me rinovimet, Milan në luftë me kohën për të

MILANO-Pas pushimit të skuadrave për shkak të angazhimeve të përfaqësueseve skuadra e Milanit nuk po mendon vetëm për kampionatin por edhe për rinovimet. Donnaruma, Calhanoglu dhe Kessie janë lojtarët që janë në pikëpyetje përsa i përket rinovimeve. Momenti është vendimtar dhe Maldini së bashku me drejtuesit e tjerë duhet të gjejnë ekuilibrin e duhur në mënyrë që të mos rrezikojnë të humbin një kapital të rëndësishëm pa ndonjë kosto ose me një çmim qersharak.

Situatë e vështirë duket me portierin Gigio Donnarumma. Italiani kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh neto plus bonuset, thuajse 50% më tepër nga ajo që ofrojnë drejtuesit e Milanit, që janë gati ta paguajnë me 7 milionë euro në sezon, plus bonuset. Situata është bllokuar dhe gjithçka do të varet nga vullneti i vetë portierit, i cili gjithmonë ka betuar dashuri për klubin kuqezi.

Stand-by edhe në lidhje me Hakan Calhanoglu. Edhe me përfaqësuesit e turkut, bisedimet për rinovimin kanë vazhduar me muaj, por pa ndonjë marrëveshje. Për Kessie ka më pak nxitim duke pasur parasysh që mesfushori ka ende një vit në kontratën e tij, por sirenat nga jashtë po tërheqin vëmendjen e lojtarit Agjenti i lojtarit kërkon 5 milion € në sezon për të rinovuar, një përpjekje që Milani do të duhet të bëjë nëse dëshiron ta mbyllë mesfushorin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport donnarumma kessie milan donnarumma kessie milan

Sondazh

Poll