Sport

Diçka po ndodh në Spanjë! Agjenti Mino Raiola dhe babai i Haaland zbarkojnë në Barcelonë

1 Prill 2021, 16:35 Nga DOSJA
Diçka po ndodh në Spanjë! Agjenti Mino Raiola dhe babai i

SPANJË-Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja dhe ka të bëjë me të ardhmen e Erling Haaland. Agjenti i tij Mino Raiola dhe babai i sulmuesit të Borussia Dortmund zbarkuan në mëngjes në terminalin e fluturimeve private të aeroportit El Prat të Barcelonës dhe më pas u morën nga shoferi dhe oficeri i sigurisë i presidentit Joan Laporta.

Kjo është raportuar nga ‘Mundo Deportivo’ dhe ‘Sport’ në edicionin e tyre. Norvegjezi është një synim i klubit katalanas në merkaton e verës, por jo vetëm. Për të ka gjithashtu interes të fortë edhe Real Madrid.

Ditët e fundit, përsëri nga Spanja, klubit madrilen iu dha një avantazh i qartë në garën për sulmuesin e Borussia Dortmund: madje do ta kishte siguruar tashmë atë për një shifër rreth 140 milion euro. Raiola tashmë ka folur së fundmi me menaxhmentin e klubit gjerman, me të cilin lojtari ka një kontratë deri më 30 qershor 2024.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport haaland raiola haaland raiola

Sondazh

Poll