Sport

VIDEO/ Momente tensioni! Dhunoi babain në gjendje të dehur, ish-futbollisti i Interit shfaqet i gjakosur dhe arrestohet nga po

1 Prill 2021, 19:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Momente tensioni! Dhunoi babain në gjendje të dehur,

KOLUMBI-Një debat i fuqishëm që përfundoi në përleshje. Një episod që nuk pati pasoja katastrofale për shkak të ndërhyrjes së forcave të rendit. Po flasim për ish-futbollistin e Interit, Fredy Guarin i cili është bërë pjesë e një skene të pahijshme. Dyshohet se shkaku i arrestimit të mesfushorit kolumbian ka qenë dhuna në familje në qytetin e Medellin.

Një video ka qarkulluar së fundmi në mediat kolumbiane dhe rrjetet sociale, ku Guarin, shfaqet i gjakosur, teksa përpiqet të përleshet me Policinë. Ishi i Interit u nxor me dhunë nga shtëpia, nga forcat e rendit, teksa dyshohet të ketë qenë i dehur.

Për të shpjeguar atë që ndodhi, duke siguruar një rindërtim të hollësishëm, ishte shefi i policisë Jorge Luis Vargas, i cili tha për mediat: “Policët ndërhynë pas një telefonate që denoncoi sulmin në të cilin ishte përfshirë Guarin. Kur agjentët arritën në banesë kuptuan peshën e situatës dhe e tërhoqën futbollistin prapa.”

Hetimet nga policia do të shërbejnë për të hedhur dritë mbi të gjitha konturet e historisë, duke filluar me dyshimin se Guarin ishte nën ndikimin e alkoolit ose drogës. I njëjti shef i agjentëve tha se ai ishte duke pritur për të marrë ndonjë ankesë zyrtare nga familja e ish lojtarit. “Ne jemi duke pritur ligjërisht çdo veprim juridik që familja mund të marrë – shtoi Vargas -. Ndërkohë ne kemi ndërhyrë në përputhje me kodin e sigurisë kombëtare. Ka ende gjëra për të kontrolluar dhe për këtë ne jemi në kontakt me palën e dëmtuar.”

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fredy guarin inter kolumbi fredy guarin inter kolumbi

Sondazh

Poll