Sport

Juventus: Parti në shtëpinë e McKennie, Arthur dhe Dybala të pranishëm…

1 Prill 2021, 17:09 Nga DOSJA
Juventus: Parti në shtëpinë e McKennie, Arthur dhe Dybala të

ITALI – Një problem për Weston McKennie dhe disa lojtarë të tjerë të Juventusit. Mesfushori ka organizuar një festë në apartamentin e tij me rreth një duzinë mysafirë, duke përfshirë Arthur dhe Dybala.

Karabinierët arritën të hynin në shtëpinë e amerikanit vetëm pas një ore negociatash. Për lojtarët, përveç gjobës së mundshme që vjen nga Juventus, ndërkohë që nga autoritetet, nuk ka një ankese për rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Të pranishmit janë raportuar të gjithë dhe do të sanksionohen për shkelje të rregullave anti-covid, por kjo mund të mos mbarojë këtu. Eshtë e mundshme që, përveç gjobave të vendosura nga policia, dispozitat e Juventusit do të rëndojnë mbi McKennie, Dybala dhe Arhur. Klubi i Juventusit, pasi të ketë dëgjuar lojtarët e tij, do të vendosë për sanksionet disiplinore.

Falja e Dybalas: “Nuk ishte parti, por kam gabuar”

Argjentinasi Paulo Dybala ka kërkuar falje në Instagram: “Unë e di që në një kohë kaq të vështirë për botën nga Covid do të kishte qenë më mirë të mos bëja gabime, por unë gabova që qëndrova jashtë për darkë. Nuk ishte një parti, por prapë gabova dhe më vjen keq”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport arthur dybala juvnetus karabinierët weston mckennie arthur dybala juvnetus karabinierët weston mckennie

Sondazh

Poll