Sport

Parashikoi humbjen e Gjermanisë dhe fitoren e Shqipërisë ndaj San Marinos, ja skedina e çmendur e tifozit

1 Prill 2021, 17:22 Nga DOSJA

MAQEDONIA E VERIUT– Edhe tifozi më i çmendur nuk do të arrinte të gjente rezultatin e saktë të ndeshjes Gjermani-Maqedoni e Veriut zhvilluar dje për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Fitorja e marrë në shifrat 1-2 kundër “pancerave” kuotohej me koeficent 30.00, që e ngre shumë pjesën e fitimit.

Por një tifoz i Maqedonisë së Veriut mund të quhet vërtet i çmendur pasi parashikoi saktësisht fitoren e përfaqësueses së tij në Duisburg, duke e shfrenuar fantazinë së tepërmi.

Sikur të mos ndalej me kaq, është gjetur gjithashtu barazimi i pjesës së parë në përballjen mes San Marinos dhe Shqipërisë, por edhe fitorja e Danimarkës ndaj Austrisë. Një dorë e mirë parash që vjen nga patriotizmi, këto ishin parashikimet që kanë bërë më shumë bujë në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gjermania maqedonia e veriut gjermania maqedonia e veriut

Sondazh

Poll