Sport

Britania teston, hap “Wembley” për 4000 tifozë në gjysmëfinalen e “FA Cup”

1 Prill 2021, 16:09 Nga DOSJA
Britania teston, hap “Wembley” për 4000 tifozë në

ANGLI – Gjysmëfinalja e “FA Cup” midis Leicester City dhe Southampton është zgjedhur nga qeveria britanike, si ngjarja e parë e provës së futbollit për kthimin e tifozëve. Ndeshja do të zhvillohet më 18 prill dhe në të është parashikuar që të jenë 4000 mijë tifozë në shkallët e stadiumit. Në këtë rast, nuk do të jenë tifozë të zakonshëm, por banorë të zonave rreth mitikut “Wembley”.

Qeveria britanike pritet të shpallë së shpejti një listë me rreth 14 ngjarje pilot. Gjysmëfinalja e “FA Cup” do të jetë nga të parat. Lista përfshin gjithashtu finalen e “Carabao Cup”, më 25 prill, midis Tottenham dhe Manchester City dhe finalen e “FA Cup” më 15 maj, si dhe kampionatin botëror të snookerit në Sheffield, i cili fillon më 17 prill.

Qeveria britanike ka deklaruar, se do të hiqen të gjitha kufizimet aty ku është e mundur. Do të monitorohen me rigorozitet normat e infeksionit Covid, shtrimet në spital dhe vdekjet, për të vendosur në fund heqjen e të gjitha masave të bllokimit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport carabao cup gjysmefinalja e fa cup leicester city southampton wembley carabao cup gjysmefinalja e fa cup leicester city southampton wembley

Sondazh

Poll