Sport

Bledian Koka për heqjen e pasaportave të kuqezinjve: “Rilindja, ky sekt batakçinjsh!”

1 Prill 2021, 18:41 Nga DOSJA
Bledian Koka për heqjen e pasaportave të kuqezinjve: “Rilindja,

TIRANE – Papritur Ministria e Jashtme ka njoftuar sot Federatën Shqiptare të Futbollit se duhet të dorëzojë pasaportat që vetë kjo Ministri dhe qeveria i ka dhënë në vitin 2016 delegacionit dhe futbollistëve të Kombëtares, kur i konsideroi heronj për pjesëmarrjen në Europian dhe ambasadorë të vendit tonë.

Një veprim i pakuptimë që u pasua nga një reagim me mungesë të thellë informimi të ministres së jashtme Olta Xhaçka. Por ky veprim i pakoordinuar i qeverisë solli një zemëratë të përgjithshme në vend. Mes tyre ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë: Rilindja, ky sekt batakçinjsh!

Ne nje akt te rende dhe poshterues, Ministria e Jashtme e drejtuar nga Olta Xhacka ka firmosur terheqjen e pasaportave diplomatike per heronjte e Kombetares qe e cuan Shqiperine ne catine e futbollit europian. Kjo ishte nje nga te paktat mirenjohje shteterore qe qeveria e Edi Rames u rezervoi kuqezinjve tane 5 vite me pare te cilen sot kerkon t’ua heqe. Per te mbuluar te pergerat me hirin e justifikimit pa lavdi, Olta Xhacka thote se vendimi i firmosur nga sekretari i saj pergjithshem nuk eshte ashtu sic duket. Por duke lexuar pergjigjen e MEPJ-se drejtuar FSHF-se, rezulton se Ministra pervecse genjen edhe po shkel ligjin. Boll te shikosh pasaporten diplomatike te Ermir Lenjanin, se nxitimi per ti poshteruar heronjte tane kuqezi e tejkalon edhe ligjin. Paspaporta e Lenanjit, diplomatike thote se ajo skadon ne vitin 2026, ndersa shkreas e ministrise se Oltes qe nuk fluturon me me helikopter, urdheron qarte qe kuqezinjte e kane te vlefshme pasaporten deri ne 30 Qershor te ketij viti e me pas duhet ti dorezojne ato.

p.s…funderrinat e Rilindjes drejt fundit pa lavdi…

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll