Sport

VIDEO/ Sulmuan me thikë Ozil, gjykata jep vendim ekstrem për dy keqbërësit

1 Prill 2021, 17:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Sulmuan me thikë Ozil, gjykata jep vendim ekstrem për dy

LONDËR-Në vitin 2019 fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil u sulmua në Londër  nga disa persona të armatosur me thika.Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me motor dhe nisën të kërcënojnë me thika për t’i rrëmbyer makinën dhe sendet me vlerë.

Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia. Edhe pse kanë kaluar disa kohë, policia britanike ka bërë të mundur kapjen e tyre dhe dy të arrestuarit janë Ashley Smith, 30 vjeç dhe Jordan Northover, 26 vjeç me gjykatën që i ka dhënë 100 vjet burg.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kolasinac ozil kolasinac ozil

Sondazh

Poll