Politike

Refuzimi i kërkesës për protestën/ PD i përgjigjet policisë: S’presim leje, jeni në kundërshtim me ligjin

14 Shkurt 2019, 17:22 Nga DOSJA
Refuzimi i kërkesës për protestën/ PD i përgjigjet

TIRANË-Dy ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita përpara Kryeministrisë, Policia e Tiranës ka refuzuar lejen për protestë pa afat të Partisë Demokratike. Selia blu në kërkesën drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim të ishte pa një afat të përcaktuar se kur do të mbaronte. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikohet data se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë.

Ndërkohë që një tjetër problem në kërkesën për leje të dorëzuar nga PD-ja janë edhe koordinatat. PD kërkoi leje për protestën në katër rrugët që rrethojnë Kryeministrinë, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek sheshi para Kryeministrisë, lulishtja tek Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias mbi lajmin e shpërndarë sot në lidhje me protestën, Partia Demokratike sqaron se:

Deklarata e Partisë Demokratike për lejen për protestën

Në përputhje me Ligjin për Tubimet, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e tubimit më datë 16 Shkurt 2019, ora 11.00, në sheshet dhe vendkalimet publike “Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Sheshi përpara Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe Rruga Ismail Qemali”.

Policia e Shtetit, në kundërshtim me ligjin dhe për arsye politike, ka njoftuar ndryshimin e vendit të protestës, duke mos lejuar zhvillimin e saj edhe tek “Lulishtja tek Piramida dhe Rruga “Ismail Qemali”. Sipas ligjit, Policia nuk ka asnjë autoritet ligjor për të vendosur vendin e zhvillimit të protestës.

Partia Demokratike nuk pret leje nga Policia e Shtetit për zhvillimin e tubimit, sepse ajo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe qytetarëve. Kjo është arsyeja se përse ligji parashikon njoftimin e Policisë dhe jo kërkesën për leje.

Qëndrimi i Partisë Demokratike i është bërë i njohur zyrtarisht Policisë së Shtetit, duke i kujtuar se ka përgjegjësi ligjore për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, në vendet e njoftuara nga Partia Demokratike.

Policia e Shtetit po vepron nën urdhrat politik të Edi Ramës, i cili, i frikësuar nga bashkimi popullor, po ndjen vetminë e tij politike. Duke garantuar qytetarët për protestën e 16 Shkurtit, Partia Demokratike ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestuesve dhe ushtrimin prej tyre në mënyrë të ligjshme dhe pa asnjë pengesë.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhje të parakohshme qendrore dhe ato lokale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurti policia e shtetit protesat e opozites 16 shkurti policia e shtetit protesat e opozites

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2019, 15:42

Zoti Soreca, merrni një shtëpi me qera tek Astiri!

Në një intervistë për Deutsche Welle, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca ka thënë ndër të tjera se:“Ky është një moment me rëndësi për Shqip...