Politike

Shpëtim Idrizi takon Kryetaren e ODIHR në Tiranë: Jemi në prag të një regjimi, Rama po e përdor shtetin për fushatë  

1 Prill 2021, 17:14 Nga DOSJA
Shpëtim Idrizi takon Kryetaren e ODIHR në Tiranë: Jemi në

TIRANË- Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka takuar ditën e sotme Kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODHIR, në zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek. Pas takimit, Idrizi tha se ka informuar Gacek për të gjitha problemet që ka hasur gjatë fushatës elektorale. Ai tha se njerëz pranë qeverisë po tentojnë që të blejnë votat, dhe se Rama po e përdor shtetin në interes të tij duke punësuar 50 mijë persona muajt e fundit për fushatë. Idrizi gjithashtu tha se me Ramën në krye, vendi është në prag të një regjimi.

“Vlerësuam misionin e ODIHR në vendin tonë, shpjeguam që Shqipëria është në krizë të rëndë politike ekonomike, sociale dhe emigrimi. Në Shqipëri janë prishur ekuilibrat e demokracisë. Shqipëria ka sot një demokraci hibribe, jemi në kufijtë e një regjimi. Po hyjmë në këtë klimë politike konfliktuale, ku Edvin Rama po përdor të gjithë shtetin përmes punësimeve, siç është rritja e numrit të punonjësve të administratës publike nga 120 mijë në 180 mijë. Rreth 30 mijë qytetarë janë punësuar në administratë vetëm muajt e fundit.

Konstatova se, siç është thënë edhe nga ODIHR në raportin e 2017-ës, shohim sërish shitblerjen e votës, fenomen ky mjaft i rrezikshëm për standardet e zgjedhjeve. Kemi përdorimin e burimeve të shtetit siç është dhënia e legalizimeve për vota, përdorimi i fondeve publike sa për efekt elektoral, gjithashtu shpërndahen ndihma, shpërndahen para në funksion të zgjedhjeve, duke përdorur të gjitha format e influencës të paligjshme në fushatë dhe duke ushtruar një presion të jashtëzakonshëm tek ato që janë në punë shteti.

Elementët kriminalë në zgjedhje janë një tjetër shqetësim i denoncuar nga ne dhe opozita në tërësi. Mosndëshkueshmëria e dosjes 184 ka inkurajuar sërish elementët e krimit të ndërhyjnë edhe në këto zgjedhje. Këto parregullsi ne po i vërejmë tani dhe cënojnë në tërësi klimën parazgjedhore. Shqipëria ka eksperiencë negative me administrimin zgjedhor, siç janë problemet e numërimit të cilat ekzekutuan mandatin e PDIU-së në vitin 2017 në Qarkun e Tiranës, prej numëruesve të Partisë Socialiste. U ndalëm edhe në rëndësinë e çështjes së identifikimit të votuesve. Bëmë me dije problematikën e heqjes së numëruesit për PDIU në komisionet e numërimit të votave. Do ishte mjaft e rëndësishme që kopjet e kamerave gjatë numërimit të votave ruheshin, që kjo të shërbente si provë për ankimimet, por edhe procesi i numërimit të transmetohej në kohë reale, ku çdo forcë politike të kishte mundësinë t’i numëronte edhe vetë votat, përmes livestream” tha Idrizi.

Ndërsa Gacek, në fjalën e saj tha se do të inkurajojë të gjitha denoncimet që vijnë nga partitë politike, dhe kujtoi dhe një herë rolin e ODHIR në procesin zgjedhur.

“Inkurajojmë çdo lloj denoncimi që vjen nga partitë politike në fazën parazgjedhore. Misioni i ODIHR do të ketë kontakte të vazhdueshme me qëllim adresimin e të gjitha atyre problemeve që mund të cenojnë procesin elektoral. Kemi theksuar se me rëndësi për Shqipërinë është që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet mbeten kushti kryesor për rrugëtimin europian të vendit”, tha ajo.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shpetim idrizi ursula gacek zgjedhjet 25 prill 2021 shpetim idrizi ursula gacek zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll