Politike

Ankesa tek KQZ/ Ivi Kaso akuza kryetarëve të bashkive: 25 ditë para zgjedhje, ende s’na kanë përcaktuar venddodhjen e mat

1 Prill 2021, 15:45 Nga DOSJA
Ankesa tek KQZ/ Ivi Kaso akuza kryetarëve të bashkive: 25 ditë

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Ivi Kaso, në mbledhjen e sotme solli një çështje jashtë rendit të ditës. Në fjalën e tij, ai denoncoi raste flagrante shkeljesh të bëra nga disa kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Sipas tij, në bazë te ligjit dhe udhëzimit nr 6 të KQZ-zë, ata kanë për detyrë të percaktojnë 35 ditë para ditës së zgjedhjeve vendosjen e vendndodhjes për materialet propagandistike në çdo bashki që administrojnë.

‘Edhe pse jemi 25 ditë para zgjedhjeve, pasi ne si subjekt i’u drejtuam me një shkresë zyrtare, ata jo vetëm që nuk kanë reaguar por as nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare,’– u shpreh Kaso.

Më tej Kaso tha se po përgatisin 60 kallëzime penale për 60 bashki për këtë çështje dhe se Celibashi duhet të ndërhyjë.

‘Jem drejtuar me shkresë zyrtare bashkive për të përcaktuar vendet për materialet e fushatës, jemi përpara një situate inercie totale, ku as nuk kthejnë përgjigje.

Po përgatisim 60 kallëzime penale për 60 bashki për këtë çështje, Celibashi duhet të ndërhyjë. Kemi të bëjmë me një shqetësim të madh duhet të përcaktohet hapësira në përputhje me ligjin.

Do t’i adresojmë këtë shqetësime në mënyrë urgjente kryetarëve të bashkive, po kështu do ti kërkojmë informacione ARRSH-së në lidhje me vendosjen e billbordeve në rrugët nacionale.’- tha Kaso.

Ai vijoi duke thënë se përpos përcaktimi se ku do të mbahen materialet propagandistike të partive politike por gjithashtu një problem tjetër është edhe administrimi i hapësirave të rrugëve nacionale dhe autostradave. Prandaj Kaso kërkoi nga KQZ-ja që në mbledhjen e radhës të marrë në shqyrtim kërkesën e Partisë Demokratike për këtë çështje.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Zyrtare! Miratohet fleta e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi rrëzon kërkesën e socialistëve, PS e ankimon në KAS, “surpizë” edhe nga PD: I duam vertikalisht

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ivi kaso kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ivi kaso kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll