Politike

Balla pas takimit me ish-ambasadorin britanik: Çdo qytetar të votojë numrin 2. PD, të sillet me përgjegjshmëri

1 Prill 2021, 15:30 Nga DOSJA
Balla pas takimit me ish-ambasadorin britanik: Çdo qytetar të

ELBASAN- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se populli i Elbasanit, ditën e zgjedhjeve do të dëshmojë një kulturë të lartë. Pas takimit me ish-ambasadorin britanik, Duncan Norman, Balla bëri apel që KQZ të mbyllë sa më shpejt çështjen e fletës së votimit. Balla në fjalën e tij, deklaroi se çdo qytetarë duhet të votojë numrin 2 në fletë. Ai gjithashtu mori shembull zgjedhjet në Kosovë, ku tha se ato dhanë një shembull shumë të mirë.


“Jam shumë i sigurt që populli i Elbasanit do të dëshmojë një kulturë të lartë. Nuk kam asnjë koment. Me ambasadorin kemi pasur bisedë miqësore. Kemi rënë dakord që është e rëndësishme ë KQZ të përmbyllë sa më shpejt çështjen e fletës së votimit që ne të kemi mundësi t’ju shpjegojmë qytetarëve mënyrë e votimit. Çdo qytetar duhet të votojë numrin 2 dhe një prej kandidatëve. Mënyra më e mirë është për të pasur një fletë votimi të thjeshtë. Unë nuk e di dhe nuk gjej arsye pse vjen kjo vonesë ku një vend i ri demokratik si Kosova na ka dhënë një leksion shumë të mirë qoftë me fletën qoftë me numërimin. Iu lutëm përfaqësues të PD së bashku me ambasadorin ramë dakord që partitë politike duhet të kishin hedhur dorë nga procesi i administrimit, por marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje nuk varej nga ne. Të mos shkojmë deri këtu që të zëvendësojmë fletët e votimit me faqe gazete,” tha ai.

Balla në fjalën e tij, gjithashtu i bëri apel Partisë Demokratike që të sillen me përgjegjshmëri gjatë fushatës dhe të mos shkaktojnë përhapjen e virusit duke mbledhur shumë njerëz.

“PS edhe strukturat e saj në Elbasan po punojnë çdo ditë për zgjedhje normale. Për ne është shumë i rëndësishëm edhe standardi i këtyre zgjedhjeve. Kemi shumë punë për të bërë. Apeli im është ndaj PD të sillet e përgjegjshmëri, kam parë që edhe në zonat tona mbledhin nja 50 vetë dhe na i çojnë nëpër fshatra pa maska duke na shkaktuar një përhapje të papërgjegjshme të pandemisë. Zona ku deri më tani virusi nuk ka shkuar, por po e çon Luli me ca lulashë të tjerë,” tha Balla.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike duncan norman taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 duncan norman taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll