Politike

Fleta e votimit/ PS e ankimon vendimin në KAS, “surpizë” edhe nga PD: I duam vertikalisht

1 Prill 2021, 16:26 Nga DOSJA
Fleta e votimit/ PS e ankimon vendimin në KAS, “surpizë”

TIRANË– Pas miratimit të fletëve të votimit me emër për zgjedhjet e 25 prillit, nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, ka reaguar Partia Socialiste.

Partia Socialiste do e ankimojë në KAS vendimin e marrë nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji u shpreh se kjo fletë votim me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim, duke vonuar procesin dhe duke rrezikuar sipas tij shëndetin e votueseve në kohë pandemie.

Edhe pse ishte propozim i saj dhe në mbledhje përshëndeti vendimin e KQZ-së, mesa duket edhe  Partia Demokratike, po shqyrton mundësinë e ankimimit. Arsyeja është pasi preferon vendosjen e emrave në mënyrë vertikale dhe jo horizontale.

Pak minuta më parë, KQZ-ja miratoi fletën e votimit, ku kandidatët do të pasqyrohen me emra e mbiemra, e nuk miratoi propozimin e Partisë Socialiste, e cila ishte e idesë që kandidatët të identifikoheshin me numra.

“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark. Në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit, vendimi i komisionerit është ky, miratimin e fletës së votimit me përmbajtje respektive për çdo qark në formatin landscape duke përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit dhe stilizimet e logove. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristika të tjera teknike të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”,– tha Celibashi.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/Zyrtare! Miratohet fleta e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi rrëzon kërkesën e socialistëve, PS e ankimon në KAS, “surpizë” edhe nga PD: I duam vertikalisht

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eridian salianji ilirjan celibashi partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021 eridian salianji ilirjan celibashi partia socialiste zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll