Politike

Kërkon mandatin e 3, Rama sfidon Bashën nga Kavaja: Hajde më mund! Luli ka rënë në duar të këqija, kur u nda nga unë e

1 Prill 2021, 15:24 Nga DOSJA
Kërkon mandatin e 3, Rama sfidon Bashën nga Kavaja: Hajde më

KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka sfiduar hapur kryedemokratin Lulzim Basha nga Kavaja për fitorën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në fjalën e tij, Rama shtoi se pas “ftohjes” së marrëdhënies së tij me Bashën, në mes kishte hyrë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.


Duhet mandati i 3 që të drejtësia që ka filluar të çelë të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme. Njerëzit thonë, lëre tani se nuk është futur njeri në burg. Po kanë të drejtë. Duhet që drejtësia të bëhet vetë njëherë. Ajo gjykatësja e tmerrshme që u kam nuk do ishte futur pas hekurave disa vite më parë. Është shenjë. Mos të bëjmë gafën historike që ta kthejmë pas. Duhet Tiret të zhduken nga sistemi, që të konsolidojmë këtë proces transformimi dhe spitalet tona të bëhen si në Turqi. Ka ende probleme punë dhe prandaj duhet mandati i tretë. Jo për mua personalisht. Kur ta gjeni një më të mirë, iki i lumtur unë. Rama ik thonë këta se ne nuk të mundim dot. Hajde pra më mund. Jo thonë ata ik. Jo mor Lul, jo! Nuk është kaq kollaj kjo punë. Jo mor Lul se të dua shumë. Nona thotë të keqen e Lulit. Ka ra në duar të këqija. Që ku u nda nga unë, e ka lidh Mona. I thonë s’kape. Jo, mor jo se është i mirë,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD: Hajde më mund! Sulme opozitës: Idrizi dhe Dule janë ’99-ça’, Dash Shehi është për ta puthur në buzë, Luli në ballë

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll