Politike

KQZ rrëzon kërkesën e PS-së, miraton fletën e votimit me emra

1 Prill 2021, 15:18 Nga DOSJA
KQZ rrëzon kërkesën e PS-së, miraton fletën e votimit

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e PS-së, miraton fletën e votimit me emra, e cila do të përdoret në 12 qarqet e vendit.

Në fillim të mbledhjes, Ilirjan Celibashi njoftoi rrëzimin e kërkesës së PS-së duke mos e marrë në konsideratë për ta shqyrtuar kërkesën për modelin e fletës së votimit me numër, ndërsa u shpreh se versioni final do të jetë me emra në versionin horizontal.

“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark. Në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit, vendimi i komisionerit është ky, miratimin e fletës së votimit me përmbajtje respektive për çdo qark në formatin landscape duke përshtatur sipas numrit të kandidatëve madhësinë e fontit dhe stilizimet e logove. Për çdo qark, mënyra e të shkruarit, fonti dhe karakteristika të tjera teknike të shkrimit do të varet nga numri i kandidatëve për çdo qark”,– tha Celibashi.

Formati i fletës së votimi do të jetë i njëjtë për të gjitha qarqet. Ndryshim ndërmjet qarqeve do të jetë përsa i takon madhësisë së gërmave e cila ndryshon në varësi të emrave në listë, në qarkun e Tiranës psh gërmat do të jenë më të vogla duke qenë de ka 36 kandidatë.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Zyrtare! Miratohet fleta e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit! Celibashi rrëzon kërkesën e socialistëve, PS e ankimon në KAS, “surpizë” edhe nga PD: I duam vertikalisht 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll