Politike

Rama vs Basha! 25 ditë nga zgjedhjet, kandidatët për kryeministër “përplasin brirët”, sfidojnë njëri-tjetrin

1 Prill 2021, 16:56 Nga DOSJA
Rama vs Basha! 25 ditë nga zgjedhjet, kandidatët për

TIRANË– 25 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillt. Mbrëmja e sotme do të sjellë një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtarit të tij, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sonte dy kandidatët për kryeministër do të “përplasin brirët” në dy ekrane, pasi Lulzim Basha është i ftuar në emisionin “Opinion”, ndërsa Rama  në ‘Open’.

Në një situatë të ndezur politike, pritet që me të dy garuesit kryesorë në zgjedhje të diskutohen tema si: pandemia e koronavirusit; vaksinimi; rimëkëmbja e ekonomisë etj. Kur të dy palët e refuzojnë një debat ballë për ballë me njëri-tjetrin, kjo është më e afërta që mund të shohim. 

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll