Politike

Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD: Hajde më mund! Sulme opozitës: Idrizi dhe Dule janë ’99-ça’

1 Prill 2021, 14:01 Nga DOSJA
Fushatë në Kavajë, Rama sfidon Bashën nga bastioni i PD:

KAVAJË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e tretë nga qyteti i Kavajës, i cili njihet si bastion i Partisë Demokratike. Nga sheshi i qytetit, para një grupi mbështëtësit, Rama ka sfiduar hapur kryedemokratin Lulzim Basha, duke parashikuar një mandat të tretë. Sipas Ramës, mënyra e vetme që të largohet nga pushteti, është që të pasohet nga një kryeministër më i mirë se ai, por shtoi se detyrën nuk ia beson dot numrit një të PD-së. 

Teksa fliste për punën e bërë nga kabineti i tij në 8 vite, Rama u ndal edhe tek kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës, Sali Berisha dhe Petrit Vasili, duke i akuzuar se kanë përhapur lajme të rreme për vaksinat anti-COVID. Ai nuk kurseu as butuat, kur tha se “kur dëgjon këta, është për ta kërkuar Dash Shehin për ta puthur në buzë”. Ndërsa për ish-aleatin e tij, Shpëtim Idrizin dhe kreun e PDBDNJ-së, Vangjel Dule se janë “99-ça”. Megjithatë për Bashën u kursye, duke u shprehur se kishte rënë në duar të këqija, sipas tij në ato të Monika Kryemadhit. 


Sot, numri një i qeverisë është ndalur te programi i PD-së duke e konsideruar “një menu elektorale”, që u premtojnë qytetarëve atë që kërkojnë të dëgjojnë, edhe pse janë premtime të pabaza. 

Ka ende probleme punë dhe prandaj duhet mandati i tretë. Jo për mua personalisht,”-e mbylli fjalën e tij në Kavajë kreu i maxhorancës. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne kavaje zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll