Politike

Emri i Bashkim Finos në fletën e votimit, Celibashi: Do mbetet bosh!

1 Prill 2021, 12:58 Nga DOSJA
Emri i Bashkim Finos në fletën e votimit, Celibashi: Do mbetet bosh!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka konfirmuar për gazetaren e ABC Esiona Konomi se emri i Bashkim Finos nuk do të jetë në fletën e votimit, por vendi i tij, i 4-ti në Fier do jetë bosh.

Bashkim Fino u nda nga jeta më 29 Mars pas një betejë të gjatë me COVID. Në nder të tij, me vendim të këshillit të ministrave u shpall ditë zie kombëtare ndërsa një shkollë në qytetin “Studenti” në kryeqytet do të marrë emrin e tij.

Fino ka qenë kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar në vitin 1997, dhe deputet në disa legjislatura nën siglën e socialistëve.

Marre nga abcnews

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 bashkim fino ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll