Politike

12 vite në NATO, Basha: Bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian

1 Prill 2021, 12:54 Nga DOSJA
12 vite në NATO, Basha: Bashkohuni me mua për ta anëtarësuar

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një mesazh në 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me anë të një video të publikuar në ‘facebook’, Basha shkruan se me 25 prill duhet votuar partia Demokratike, e se duhet ti bashkohemi në mënyrë që të anëtarësohemi në BE.

POSTIMI:

12 vite më parë e anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Me 25 prill votoni Partinë Demokratike, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Shqipëria feston sot 12-vjetorin e anëtarësimit në NATO, që ndryshe njihet si Aleanca e Atlantikut të Veriut. Shqipëria u bë pjesë e NATO në vitin 2009. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Aktualisht në NATO janë 30 vende anëtare.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll