Politike

‘Heqja’ e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares, Olta Xhaçka sqaron: Është thjesht çështje rregulloreje,

1 Prill 2021, 13:55 Nga DOSJA
‘Heqja’ e pasaportave diplomatike për lojtarët e

TIRANË– Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, që lojtarët e Kombëtares, të cilët janë të pajisur me pasaporta diplomatike ta dorëzonin. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila ka sqaruar se kërkesa është bërë për shkak të përfundimit të afatit. Ndaj ajo ka sqaruar se futbollistët e kombëtares nuk do ta humbasin statusin e dhënë në vitin 2016.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

Në vitin 2016, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kualifikua për herë të parë në Europian dhe si shpërblim për arritjen, qeveria shqiptare i ofroi futbollistëve dhe trajnerit të asokohe, Gianni De Biasi, pasaportën diplomatike. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike olta xhacka pasaportat diplomatike te kombetares olta xhacka pasaportat diplomatike te kombetares

Sondazh

Poll