Politike

Basha në Tiranë! Takohet me qytetarët e njësisë 2, kryedemokrati: Pronarëve do t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar

1 Prill 2021, 12:15 Nga DOSJA
Basha në Tiranë! Takohet me qytetarët e njësisë 2,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Ai është pritur me entuziazëm nga qytetarët dhe ka marrë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9, për t’i dhënë jetë ndryshimit.

Kishte edhe nga ata qytetarë të cilët janë kthyer nga emigracioni për ta mbështetur Bashën në zgjedhje. Për këtë, kreu i opozitës u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë realitet votën e emigrantëve. Lideri i opozitës bisedoi dhe me biznese dhe qytetarë që shprehën shqetësimet e tyre sa i përket problemeve me taksat dhe pronat. Ai gjithashtu u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.


‘Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja. Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.’– tha Basha.

Një prej qytetarëve e ka këshilluar që të mos bëjë premtime që nuk i mban dot, pasi njerëzit janë ftohur nga politika. Një tjetër situatë ishte kur Basha u ndalua nga një grua e cila e pyeti në lidhje me videon e gatimit të postuar në Instagram. Ai u pyet nëse brenda saj kishte hedhur kripë apo piper. Pasi dha përgjigjen, gruaja i tha Bashës që piperin duhet t’ja kishte hedhur dhe Ramës. Kjo shkaktoi të qeshura te të pranishmit.

Si po vazhdon fushata? 

Zgjedhjet e 25 prillit janë 24 ditë larg dhe fushata elektorale është në kulmin e saj. Partitë politike kanë përveshur mëngët dhe janë në terren, ku në dy formate të ndryshme, PS e PD kërkojnë pushtetin. Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të tretë për të finalizuar rindërtimin dhe reformën në Drejtësi dhe për ti dhënë një shtysë ekonomisë pas COVID19, ndërsa Lulzim Basha premton një ndryshim rrënjësor pas 25 prillit me PD në pushtet. Partitë janë të ndara në tri fronte, LSI që garon e vetme, po ashtu edhe PS, ndërsa PD garon bashkë me aleatët opozitarë nën akronimin PD-AN.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne tirane lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll