Politike

Fushata vazhdon, Dashamir Shehi: Kavaja s’e ka luksin të jetë azil pleqsh, unë jam nipi juaj!

1 Prill 2021, 13:35 Nga DOSJA
Fushata vazhdon, Dashamir Shehi: Kavaja s’e ka luksin të jetë

KAVAJË– Kryetari i Partisë “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, Dashamir Shehi po vijon me fushatën elektorale. Sot ai ka shkuar në Kavajë, ku edhe ka zhvilluar një takim me qytetarët, duke shtuar se me 25 prill, do t’i bashkohen marshit të fitores.

Në postimin e bërë prej tij në Facebook, Shehi shkruan se ka detyrim si politikan por edhe si nip i kësaj zonë që të përcjellë në Kuvend shqetësimet e tyre madhore.

“Sot pata disa takime entuziaste në Kavajë me qytetarë që nuk kanë nevojë për leksione demokracie, pasi janë injektorët e demokracisë në vend. Kujtuam me nostalgji protestën parë antikomuniste në 26 marsin e vitit të largët 1990, ku në stadiumin “Besa” të Kavajës, gjatë ndeshjes me Partizanin djemtë e këtij qyteti qenë të parët që bënë thirrje për demokraci. Ata u përballën me ndëshkimin më të egër të diktaturës, e cila e përgjaku këtë revoltë, por asgjë nuk e përkul shpirtin e lirë e fisnik të qytetarëve të Kavajës. Ekonomia ishte kryefjalë e takimit tonë, ndërsa hemorragjia e largimit të trurit dhe rinisë ka prekur edhe Kavajën. Me 25 prill Kavaja do t’i bashkohet marshit të fitores, pasi Kavaja nuk e ka luksin të jetë një azil pleqsh, por do jetë kryeqendra e investimeve në turizëm. Kam detyrimin si politikan por edhe si nip i kësaj treve që të ngre në parlament zërin për shqetësimet e tyre madhore,”-shkruan Shehi.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dashamir shehi zgjedhjet 25 prill 2021 dashamir shehi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll