Politike

Rama: Pas punonjësve të fasonerisë do vaksinohen ato të hoteleve, aty ku ka masë njerëzish

1 Prill 2021, 12:19 Nga DOSJA
Rama: Pas punonjësve të fasonerisë do vaksinohen ato të

DURRËS– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme nga Durrësi, se pas vaksinimit të punonjësve të fasonerive do të vijojë vaksinimi i punonjësve të hoteleve. Teksa ishte së bashku me biznesmenët në Durrës, Rama tha se me anë të vaksinimit masiv do të këputet zinxhiri i infektimeve në shumë pjesë dhe do të sjellë një sezon turistik të lehtësuar.


DEKLARATA:

Një ditë do ikim të gjithë në botën tjetër dhe kur të paraqiteni në botën tjetër faktin që keni pritur njerëzit gjatë tërmetit, do e paraqisni si certifikatë dhe do jua falen ato që keni bërë. Me vaksinimin masiv jemi të bindur që do e këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do hapim rrugën për një sezon turistik të lehtësuar. Pasi të mbarojmë me moshat e prekshme të bëjmë vaksinimin e grave në fasoneri dhe vaksinimin e zinxhirit të punonjësve në hotele, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Blendi më ka çuar informacion për numrat dhe fashat. Në qershor kur ju keni masën e flukseve kjo gjë të jetë kryer.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll