Politike

Meta dekreton ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore në Dimal

1 Prill 2021, 13:14 Nga DOSJA
Meta dekreton ndryshimin e emrit të Urës Vajgurore në Dimal

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ndryshimin e emrit të bashkisë Ura Vajgurore në Dimal.

Ai ka dekretuar ndryshimin ditën e sotme me shpallje ligjin nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.

‘Ndryshimi i emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.’- shkruan presidenca.

NJOFTIMI:

D E K R E T

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j:Shpalljen e ligjit nr. 34/2021 “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore nga “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal””.

Nr. Dekretit 12 067
Tiranë, më 01.04.2021

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkia dimal dekret i metes bashkia dimal dekret i metes

Sondazh

Poll