Aktualitet

Erion Dasho bën thirrje për ndërprerjen e procesit të vaksinimit: Ndaloni, dy persona vdiqën pasi morën dozën e parë nga

1 Prill 2021, 11:34 Nga DOSJA
Erion Dasho bën thirrje për ndërprerjen e procesit të

TIRANË– Mjeku Erion Dasho i ka propozuar Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac, vaksinën kineze. Në një status në profilin e tij në Facebook, Dasho shkruan se të paktën dy persona kanë humbur jetën pas vaksinimit me Coronavac.

Sipas Dashos, deri në momentin që të zbulohen plotësisht shkaqet e këtyre dy vdekjeve, duhet pezulluar procesi i vaksinimit.

Statusi i plotë:

REKOMANDIM DREJTUAR MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE!

Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë.

Kjo thirrje nuk ka aspak qëllim të ngjallë panik dhe të dëmtojë një proces të dobishëm siç është imunizimi ndaj COVID. Thjesht është në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të farmakovigjilencës. Dy humbje jete midis rreth 50 mijë të vaksinuarve është një tregues që kërkon kujdes të jashtëzakonshëm! Mbetem i hapur për të komunikuar me përfaqësues të ministrisë dhe komitetit lidhur me rastin që kam investiguar personalisht.

Vaksinimi masiv në Shqipëri ka nisur prej 4 ditësh, dhe deri më tani janë vaksinuar afro 120 mijë qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza. Ndërsa po injektohen edhe doza të AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion dasho nis vaksinimi masiv ne shqiperi erion dasho nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll